Zyrtare: Muhamedali Janjeva vazhdon me KB Prishtinën

Zyrtare: Muhamedali Janjeva vazhdon me KB Prishtinën

Sport July 23, 2021 - 12:21
Lajmet e fundit nga sporti

Muhamedali Janjeva dhe KB Sigal Prishtina kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për një sezon, shkruan Zeri.info.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi kryeqyetas, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Janjeva ishte ndër lojtarët më të dalluar te prishtinasit në sezonin e fundit.

Njoftimi i plotë nga KB Prishtina (pa ndërhyrje):

“Djali kampion i kryeqytetit Muhamedali Janjeva vazhdon kontratën me klubin e tij të zemrës

Njëri ndër lojtarët kyç të sezonit të kaluar Muhamedali Janjeva ka vazhduar kontratën me KB Sigal Prishtina.

Muja do të jap kontribut të madh edhe në këtë sezonë.

Faleminderit Mujo edhe të urojmë suksese”. /Zeri.info