Trajneri i Feyenoordit, Slot shprehet i zhgënjyer me rezultatin dhe lojën e treguar ndaj Dritës

Trajneri i Feyenoordit, Slot shprehet i zhgënjyer me rezultatin dhe lojën e treguar ndaj Dritës

Sport July 22, 2021 - 23:59
Lajmet e fundit nga sporti

Falë një paraqitje të shkëlqyeshme sonte, Drita ka arritur që ta nxjerrë një barazim nga përballja me gjigantin holandez, Feyenoordin, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e parë e raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës e zhvilluar sonte në “Fadil Vokrri” u mbyll baras dhe pa gola.

Trajneri i Feyenordit, Arne Slot, u shpreh i zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës së tij sonte.

"Ne e kishim topin shpesh dhe për një kohë të gjatë, por krijuam vetëm tre ose katër raste. Kjo nuk është e mirë, shumë zhgënjyese.

Ne gjithmonë duhet të kalonim 11 lojtarë dhe ekipi ende ka shumë probleme me këtë për momentin. Ka pak krijimtari në ekip” – ka deklaruar Slot.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 29 korrik në stadiumin “De Kuip” në Rotterdam. /Zeri.info