“Euro 2020”: Franca nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Hungarisë

“Euro 2020”: Franca nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Hungarisë

Sport June 19, 2021 - 16:57
Lajmet e fundit nga sporti

Kombëtarja e Francës ka dështuar të marrë pikët e plota nga përballja me Hungarinë në rrethin e dytë të Grupit F, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Puskas Arena” ka përfunduar me rezultatin 1-1, me nga një gol të shënuar në secilën pjesë.

Fillimisht hungarezët kaluan në epërsi në minutën 45+2, pas golit të shënuar nga Attila Fiola.

Pavarësisht dominimit me posedim të topit dhe rasteve të shumta, francezët nuk arritën më shumë se veç shënimit të golit të barazimit.

Ishte Antoine Griezmann që shënoi në minutën e 66-të.

Franca tani ka katër pikë dhe është lidere në grup, me një pikë më shumë se Portugalia që nga ora 18:00 luan me Gjermaninë, me gjermanët që renditen në pozitën e fundit me zero pikë.

Hungaria ka një pikë tashmë dhe renditet e treta. /Zeri.info