Zyrtare: Nderim Nexhipi merr pozitën e drejtorit sportiv te FC Ballkani

Zyrtare: Nderim Nexhipi merr pozitën e drejtorit sportiv te FC Ballkani

Sport June 19, 2021 - 16:43
Lajmet e fundit nga sporti

Ish-futbollisti i njohur shqiptar, Nderim Nexhipi, është emëruar në postin e drejtorit sportiv te FC Ballkani, shkruan Zeri.info.

37-vjeçari është prezantuar sot nga klubi suharekas, teksa paraprakisht këtë detyrë e ushtroi te FK Kukësi.

FC Ballkani ka njoftuar se afaristi, Shyqyri Hoxha, do ta ushtroj detyrën e drejtorit menaxhues.

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani (pa ndërhyrje):

“Afaristi i mirënjohur Suharekas Shyqyri Hoxha - Lindi, ka vendosur qe përvojën e tij të berit biznes ta kultivoj dhe të instalojë në klubin tonë. Lindi dhe klubi janë dakorduar që s’bashku duke gërshetuar ndërmarrësin dhe sportin të qojnë klubin në nivele të larta, gjithashtu duhet të cekim se Lindi me shume shok e kan mbajtur për vite me radhe.

Lindi nga sot do të ushtroj detyrën e drejtorit menaxhues.

Ndërsa,në krahë të Lindit për çështje sportive do të jetë emri i njohur mbarëshqiptar si futbollist dhe punëtor sportiv nëpër shumë klube rajonale dhe Europiane. Mirësevjen Nderrim Nexhipi, në cilësi të Drejtorit Sportiv”. /Zeri.info