“Copa America” – Brazili shënon fitore bindëse ndaj Perusë dhe vazhdon kryesimin në grup

“Copa America” – Brazili shënon fitore bindëse ndaj Perusë dhe vazhdon kryesimin në grup

Sport June 18, 2021 - 08:33
Lajmet e fundit nga sporti

Kombëtarja e Brazilit ka regjistruar edhe fitoren e dytë në Copa America, shkruan Zeri.info.

Në stadiumin olimpik “Nilon Santos” në Rio de Janeiro, Brazili luajti me Perunë në orët e para të së premtes (sipas kohës sonë lokale).

Ndeshja u dominua tërësisht nga brazilianët, të cilët në fund fituan me rezultatin 4-0.

Alex Sandro, Neymar, Everton Ribeiro dhe Richarlison shënuan golat e fitores.

Brazili tani ka gjashtë pikë dhe prin në Grupin B. /Zeri.info