Alban Shillova, afër transferimit te Llapi

Alban Shillova, afër transferimit te Llapi

Sport June 16, 2021 - 00:33
DETAJET

Sulmuesi i FC Prishtinës, Alban Shillova, pritet që ta vazhdojë karrierën te skuadra e Llapit, shkruan Zeri.info. 

Burime të sigurta të "Zeri.info" pranë futbollistit zbulojnë ekskluzivisht se Shillova është në negociata me Llapin dhe se marrëveshja mes palëve është afër që arrihet.

Sulmuesi prishtinas sa ishte te Prishtina u përball me shumë probleme, si me lëndime e në raste edhe si sulmuesi i vetëm i skuadrës, për çka ia doli t’i ndihmonte skuadrës me 3 gola, prej tyre 2 kampional në 21 paraqitje zyrtare, në edicionin e fundit ku Prishtina u shpall kampione e Superligës. 

Edicioni i fundit ishte i plotë me Prishtinën pas gjysmësezonit më 2019/20 dhe huazimit në Drenicë. 

28-vjeçari e ka një karrierë shumë të pasur si futbollist teksa krahas Prishtinës dhe Drenicës ka luajtur edhe në ekipe si Flamurtari, Vllaznia e Pozheranit, Drita, Liria, Trepça, Bylisi (Shqipëri) dhe Fushë Kosova. /Zeri.info