EKSKLUZIVE: Skuadra kosovare interesohet për futbollistët e Tiranës, Torassa dhe Cale

EKSKLUZIVE: Skuadra kosovare interesohet për futbollistët e Tiranës, Torassa dhe Cale

Sport June 08, 2021 - 11:40
Detajet

SC Gjilani është skuadra më aktive në afatin kalimtar të verës.

Klubi nga Anamorava deri më tash e ka zyrtarizuar mesfushorin Albert Dabiqaj të ardhur nga Feronikeli, teksa lajmi ishte zbuluar javë më parë nga “Zeri”.

Drejtuesit e Gjilanit po e projektojnë një skuadër për ta kërkuar titullin kampion ndërkohë që së fundmi janë duke negociuar me menaxherin e dy futbollistëve që në vitet e fundit kanë shkëlqyer në Shqipëri, mesfushorin-sulmues argjentinas Agustin Torassa dhe sulmuesin brazilian Elton Cale, mëson ekskluzivisht “Zeri.info”.

Të dy futbollistët në edicionin e fundit kanë qenë pjesë të Tiranës derisa tashmë janë larguar edhe zyrtarisht nga kryeqytetasit.

Për shërbimet e tyre së fundmi është interesuar edhe skuadra e inkuadruar në këtë edicion në Kategorinë Superiore Shqiptare, Dinamo e Tiranës. /Zeri.info