Kosovare Asllani, lojtarja e muajit prill në La Liga

Kosovare Asllani, lojtarja e muajit prill në La Liga

Sport May 17, 2021 - 21:00

Futbollistja e Real Madridit, Kosovare Asllani po vazhdon të korr suksese në La Liga.

Kosovare Asllani ka arritur të fitoj çmimin “Lojtarja e muajit prill”.

Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollistja me anë të një postimi në Facebook.

Këtë sezon ajo ka shënuar 14 gola në 25 paraqitje në La Liga. Real Madridi përfundoi në vendin e dytë në ligën e femrave.

Kosovarja ishte golashënuesja më e mirë e skuadrës nga Madridi.