Real Madridi vë në shitje dhjetë lojtarë, përfshirë disa nga yjet e skuadrës

Real Madridi vë në shitje dhjetë lojtarë, përfshirë disa nga yjet e skuadrës

Sport May 17, 2021 - 16:07

Real Madridi po përgatitet që të bëjë në këtë verë një revolucion në skuadër.

Los Blancos duan që të rikthehen sërish në majat e futbolli evropian, mirëpo u duhen disa transferime.

Për t’i realizuar idetë e tyre, “Diario AS” raporton se disa nga lojtarët e ekipit të parë janë vënë në shitje.

Image

Janë plotë dhjetë futbollistë që mund të largohen në këtë verë nga skuadra madrilene.

Në listën përfshihen edhe emra si, Eden Hazard, Raphael Varane, Gareth Bale, Marcelo dhe disa të tjerë.

Image

Florentino Perez ka synim të qartë në transferimin e Kylian Mbappes dhe Erling Haaland, e që nuk përjashtohet as Eduardo Camavinga.

Me këto dhjetë largime, natyrisht se fondi i Real Madridit do të rritej dhe për ta do të ishte më e lehtë transferimi i këtyre futbollistëve.