Dukagjini - Llapi, ndeshja finale transmetohet në këto kanale televizive

Dukagjini - Llapi, ndeshja finale transmetohet në këto kanale televizive

Sport May 12, 2021 - 10:59
Lajmet e fundit nga sporti

Sonte (e mërkurë) zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll, me skuadrën fituese që do të sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane, shkruan Zeri.info.

Në finale takohen Dukagjini dhe Llapi, skuadra nga Liga e Parë dhe ajo nga Superliga. Dy skuadra që nuk e kanë fituar asnjëherë trofeun e Kupës.

Për Llapin suksesi në këtë finale do të thotë dalje e sigurt në Evropë, pasi tashmë është licencuar për garat evropiane, derisa Dukagjini si klub i Ligës së Parë është ende në procedurë të veçantë të licencimit nga UEFA.

Ndeshja nis në ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa transmetohet në Art Sport dhe Klan Kosova. /Zeri.info