Faqet e KOK-ut në rrjetet sociale, vlerësohen në top 10 faqet e Komiteteve Olimpike Kombëtare nga ANOC-u

Faqet e KOK-ut në rrjetet sociale, vlerësohen në top 10 faqet e Komiteteve Olimpike Kombëtare nga ANOC-u

Sport May 11, 2021 - 22:53
Zbuloni detajet

Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC) në bashkëpunim me agjencinë e marketingut, Redtorch, kanë lansuar raportin mujor të performancës së 206 Komiteteve Olimpike Kombëtare në rrjetet sociale: Facebook, Instagram, Twitter dhe Youtube.

Në raportin e nxjerrë për çdo muaj, prej shtatorit të vitit 2020 deri për muajin prill 2021, rezulton që faqet e KOK-ut renditen ndër top 10 faqet e Komiteteve Olimpike Kombëtare, shkruan KOK, përcejll Zeri.info.

Në raport janë përfshirë matjet e ndryshme, përfshirë shkallën e angazhimit, video-shikimet dhe shkalla e rritjes me ndjekës.

Në seksionin e video-shikimeve për muajin prill 2021, KOK renditet në vendin e 10-të në botë, ndërsa të gjashtin në Evropë, me mbi 231 mijë video-shikime.

“A e dini se Kosova kishte 231.036 video-shikime në muajin e fundit, që e renditin në vendin e 10-të në botë dhe të gjashtin prej Komiteteve Olimpike të Evropës”, shkruan ANOC në postimin e veçantë në rrjetet sociale.

Sa i përket shkallës së angazhimit, me 102.3 mijë brenda muajit të kaluar, KOK renditet në vendin e 16-të në botë, të nëntin në Evropë, ndërsa sa i përket rritjes me pëlqime në të katër platformat, KOK është i 24-ti në botë dhe i shtati në kontinentin tonë.

Performancë të lartë KOK kishte shfaqur edhe në studimin e vitit të kaluar të realizuar nga ANOC dhe Redtorch, të publikuar në mars 2021, ku KOK-un e rendiste në vendin e 14-të në botë, ndërsa në vendin e tretë me platformën Facebook, bazuar në numrin e sportistëve olimpistë.

Në total, katër platformat e KOK-ut kanë mbi 95 mijë ndjekës. /Zeri.info