Peja triumfon edhe në finalen e dytë ndaj Dritës, tashmë vetëm një hap larg titullit

Peja triumfon edhe në finalen e dytë ndaj Dritës, tashmë vetëm një hap larg titullit

Sport May 06, 2021 - 22:46

KV Peja e ka arritur edhe fitoren e dytë ndaj Dritës në finale, ndeshje e cila u zhvillua në Gjilan.

Pejanët triumfuan 3-2 pas pesë seteve të zhvilluara.

Kujtojmë se përballja e parë ishte zhvilluar në Pejë.

Vendasit edhe në atë takim kishin fituar pas katër seteve, me rezultatin 3-1.

Kampion shpallet klubi që i fiton tri ndeshje, dhe tashmë Peja është shumë afër për ta bërë këtë pasi ka krijuar epërsinë prej 2-0.