Ballkani shkarkon trajnerin Bledi Shkëmbi

Ballkani shkarkon trajnerin Bledi Shkëmbi

Sport May 06, 2021 - 18:59

Klubi futbollistik Ballkani ka shkarkuar nga pozita e trajnerit Bledi Shkëmbin, pas humbjes së sotme ndaj Arbërisë në terren të vet me rezultat 2-3.

Për shkarkimin e tij ka njoftuar vet klubi suharekas përmes faqes zyrtare në “Facebook”.

“Pas rezultateve të dobëta, sidomos në 2 ndeshjet e fundit, klubi ka marrë vendim të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Bledi Shkëmbi”, thuhet në njoftimin e shkurtër të klubit.

Klubi ka falënderuar Shkëmbin për “punën e palodhshme” dhe i ka uruar suksese në të ardhmen.

Me humbjen e sotme, Ballkani që qëndroi për pothuajse tërë sezonin në pozitën e parë, i është larguar kreut të tabelës me 5 pikë, duke u renditur i treti me 67 pikë kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të kampionatit.

Tabelën e kryeson Prishtina me 72 pikë, e pasuar nga Drita që ka tri pikë më pak. /Zëri