Pas humbjes nga Arbëria, Shkëmbi: Jemi larg luftës për titull, do luftojmë për Evropë

Pas humbjes nga Arbëria, Shkëmbi: Jemi larg luftës për titull, do luftojmë për Evropë

Sport May 06, 2021 - 17:18
Lajmet e fundit nga sporti

Arbëria ka shkaktuar befasi në ndeshjen e javës së 33-të në Superligë, duke e mposhtur Ballkanin, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin e qytetit në Suharekë përfundoi me rezultatin 2-3.

Kreshnik Bahtiri shkëlqeu edhe sot te mysafirët duke shënuar dy gola, teksa një e shënoi edhe Agon Llugiqi. Kurse, për suharekasit realizuan Arbër Shala dhe Arbër Hoxha.

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi, pas ndeshjes për mikrofonin e “Art Sport” u shpreh:

“Janë dy humbje kundër dy ekipeve që janë në pjesën e poshtme të tabelës. Patjetër që jemi larg luftës për titullin kampion sepse janë vetëm edhe tri ndeshje. Do mundohemi t’i luftojmë të tri ndeshjet dhe shpresoj që të arrijmë në garat evropiane.

“Ndoshta është gabimi im që nuk po arrijë t’i motivojë lojtarët siç duhet, Në një situatë tjetër unë do të merrja përgjegjësinë ndryshe, por pas tri ditëve e kemi ndeshjen dhe unë do vazhdoj të bëj punën time”.

Ballkani mbetet me 67 pikë në pozitën e tretë, pesë më pak se skuadra lidere, Prishtina, dhe dy më pak se Drita. /Zeri.info