Vdes ish-kryetari i klubit të Lirisë

Vdes ish-kryetari i klubit të Lirisë

Sport April 21, 2021 - 14:11
Lajmet e fundit nga sporti

Ish-kryetari i klubit të futbollit “Liria”, Ridvan Hoxha, ka ndërruar jetë sot (e mërkurë), shkruan Zeri.info.

Hoxha ishte kryetar te KF Liria në vitin 2005. Ai gjithashtu ishte edhe një veprimtar i madh i sportit.

Kryetari i klubit prizrenas, Qemal Krasniqi, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Hoxha.

“Telegram ngushëllimi

Prehu në paqe Ridvan Hoxha !

KF Liria, mori lajmin e kobshëm këtë paradite.U nda nga jeta ish kryetari i KF Liria (2005) dhe një veprimtar i madhë i sportit. Ngushëllime familjes, komunitetit sportiv dhe kudo që veproi i ndjeri. Ai, krahas aktiviteteve të tjera kombëtare ishte dhe mbeti një adhurues e kontribues i madhë i futbollit në veçanti dhe sportit në përgjithësi.

Pas lufte, me krijimin e rrethanave të reja, La Rid siq e quanim rëndom, i dha një tjetër shtytje të madhe futbollit. Kontributi tij në KF Liria , është i madhë. Do ta kujtojmë me respekt këtë veprimtarë shumë dimensional'.

Prehu në paqe në tokën e Kosovës së lirë, që e deshe shumë !

Me shumë respekt,

KF Liria

Qemal Krasniqi, kryetar”. /Zeri.info

 

 

 

 

Telegram ngushëllimi Prehu në paqe Ridvan Hoxha ! KF Liria, mori lajmin e kobshëm këtë paradite.U nda nga jeta ish...

Posted by LIRIA FC on Wednesday, 21 April 2021