Bersant Celina luan 90 minuta në fitoren e ekipit, ndërsa Arbër Zeneli luajti nga banka rezervë

Bersant Celina luan 90 minuta në fitoren e ekipit, ndërsa Arbër Zeneli luajti nga banka rezervë

Sport April 18, 2021 - 17:11
Detajet

Janë zhvilluar disa nga takimet në elitën e futbollit francez Ligue 1, shkruan Zeri.info.

Dijon mposhti Nice me rezultat 2-0 me golat Fouad Chafik dhe Yassine Benzia.

Për skuadrën e Dijonit gjithë ndeshjen luajti reprezentuesi i Kosovës Bersant Celina.

Ndeshje tjetër ku u paraqit një futbollist nga Kosova ishte në mes Reims dhe Metz.

Kjo sfidë përfundoi pa gola 0-0.

Për Reims në minutën e 63-të u inkuadrua Arbër Zeneli, ndërsa bashkëlojtari tjetër nga Përfaqësuesja e Kosovës, Valon Berisha vazhdon të jetë i lënduar. /Zeri.info