Peja me lehtësi e mposht Vëllaznimin

Peja me lehtësi e mposht Vëllaznimin

Sport April 11, 2021 - 20:31
Detajet

Peja e ka mbyllur me fitore pjesën e rregullt të kampionatit në Superligë duke e mposhtur Vëllaznimin me rezultat të thellë 93-63.

Ndeshja mes dy skuadrave u zhvillua sa për ‘sy e faqe’, për shkak se të dyja e kishin të definuar pozitat në tabelë.

Vëllaznimi u tregua tejet i pamotivuar në këtë ndeshje, pasi i humbi të gjitha mundësitë për t’i shmangur rënies nga Superliga.

Demotivimi i gjakovarëve u pasqyrua edhe në rezultat, derisa Peja mbizotëroi në të gjitha aspektet e lojës.

Verdhezinjtë krijuan epërsi të thellë që nga fillimi, ndërsa kulmi u arrit pikërisht në çerekun e fundit.

Peja e ka mbyllur pjesën e rregullt të kampionatit në pozitën e katërt dhe në Play Off do të takohet në çerekfinale me Sigal Prishtinën, ndërsa Vëllaznimi edhe pse tregoi lojëra të mirë këtë stinor, përfundoi në vendin e fundit duke e humbur statusin e elitarit.