I ndjeri Rasim Thaqi – Cima në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave të futbollit kosovar
Sport
March 26, 2021 - 12:44
Lexoni detajet!
Artisti dhe ish-futbollisti i njohur kosovar, Rasim Thaqi – Cima ka vdekur gjatë ditës së sotme në moshën 70-vjeçare, shkruan “Zeri.info”.
“Cima” njihet si një artist i madh i vendit, teksa ai në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave kryeqytetase, Prishtinës dhe Flamurtarit.
Rasim Thaqi nuk arriti të fitonte betejën me COVID-19 e cila edhe i mori jetën në Klinikën Infektive.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët. /Zeri.info