Bernard Challandes flet për përjashtimin e Arijanet Muriqit nga grumbullimi me Kosovën

Bernard Challandes flet për përjashtimin e Arijanet Muriqit nga grumbullimi me Kosovën

Sport March 23, 2021 - 18:15
Lajmet e fundit nga sporti

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur rreth përjashtimit të Arijanet Muriqit nga grumbullimi për ndeshjet e marsit, shkruan Zeri.info.

Sot gjatë ditës, Federata e Futbollit e Kosovës mori vendim për përjashtimin e portierit shtatlartë, shkaku i disiplinës.

Nga mediet vendore u raportua se ka pasur një përleshje mes tij dhe Edon Zhegrovës, teksa u tha edhe se Muriqi ka shkuar i dehur mbrëmë në palestrën e fitnesit.

Se çfarë ka ndodhur saktësisht ende nuk dihet, pasi që një sqarim i qartë nga shtëpia e futbollit kosovar ende nuk ka ardhur.

Rreth këtij rasti, Bernard Challandes sonte në konferencën për medie tha:

“Lajmi se ka pasur përleshje është i rremë. E kemi marrë një vendim që e kemi marrë. Duhet të vazhdojmë punën, unë jam i koncetruar për ndeshjet.

Jo. Nuk mund të japim më shumë informacione. Kjo është çështje e mbyllur” – ka deklaruar Challandes.

Kujtojmë se nesër (e mërkurë), Kosova luan ndeshjen miqësore me Lituaninë, para ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror “Qatar 2022” ndaj Suedisë dhe Spanjës. /Zeri.info