Chelsea synon ta vazhdojë formën e mirë edhe ndaj Evertonit: Formacionet e mundshme

Chelsea synon ta vazhdojë formën e mirë edhe ndaj Evertonit: Formacionet e mundshme

Sport March 08, 2021 - 11:03
Lexoni detajet!

Chelsea nën drejtimin e trajnerit gjerman, Thomas Tuchel po kalon në një ecuri fantastike të rezultateve, përcjell “Zeri.info”.

“Blutë” e Londrës vijnë nga një ecuri prej 11 ndeshje pa disfatë dhe të njëjtën duan ta vazhdojnë edhe sonte ndaj Evertonit.

Të besuarit e Tuchel në xhiron e fundit kanë mposhtur Liverpoolin në “Anfield” dhe janë të motivuar për pikët e plota edhe ndaj rivalëve lokal të tyre, Evertonit.

Ekipi i Carlo Ancelottit ka tri fitore rresht dhe në “Stamford Bridge” udhëtojnë për rezultat pozitiv për të mbetur në hap me vendet që sigurojnë Ligën e Kampionëve.

Përballja ndërmjet Chelseas dhe Evertonit fillon nga ora 19:00. /Zeri.info

Formacionet e mundshme:

Formacioni i mundshëm startues i Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; James, Kante, Jorginho, Alonso; Mount, Giroud, Werner

Formacioni i mundshëm startues i Everton: Pickford; Holgate, Godfrey, Keane, Digne; Doucoure, Allan, Davies; Sigurdsson; Calvert-Lewin, Richarlison. /Zeri.info