Kush është presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta dhe a mund ta bindë Messin të qëndrojë?

Kush është presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta dhe a mund ta bindë Messin të qëndrojë?

Sport March 08, 2021 - 10:02
Lexoni detajet!

Joan Laporta u zgjodh president i FC Barcelonës të dielën (dje) me rreth 58 për qind të votave, duke e vendosur atë në krye të një klubi gjigant pas dorëheqjes së Bartomeut, përcjell “Zeri.info”.

Kjo është hera e dytë që Laporta është në krye të Barçës: Ai shërbeu për herë të fundit në vitin 2010, kur Lionel Messi ishte 22-vjeçar dhe po arrinte në një nga vitet më të suksesshme në karrierë.

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga mandati i fundit i Laportës, por ai pretendon se e di strategjinë për të kthyer Barcelonën në stabilitet realitiv që e gëzonte një dekadë më parë.

KUSH ËSHTË JOAN LAPORTA?

Laporta ishte më parë president i Barcelonës nga vitit 2003 deri në 2010.

Gjatë asaj periudhe, Barcelona fitoi katër tituj kampionati dhe dy Ligë të Kampionëve dhe “diplomuan” Messin dhe Andres Iniestan në skuadër, teksa ekipit iu shtuan edhe yjet kryesorë përmes transferimit të Ronaldinhos dhe Samuel Eto’o.

Pas këtyre zgjedhjeve, Laporta do të jetë në drejtim të klubit katalunas deri në vitin 2026.

PËR CILAT ÇËSHTJE BËRI FUSHATË LAPORTA?

Laporta drejtoi fushatën e tij për president duke u thënë votuesve se do të ishte në gjendje të bindte një Messi të pakënaqur të qëndronte.

Ai gjithashtu premtoi një projekt zgjerimi të stadiumit “Camp Nou”.

"Unë them të vërtetën, unë jam ai me më shumë përvojë dhe vendosmëri, si dhe më shumë kredibilitet në sytë e [Messi]," tha Laporta për Goal në fillim të këtij viti. "Më mbush me krenari që [Messi] më thotë se gjithçka që i thashë”.

"Çështja e Leo është më e lehtë se stadiumi. Do të ishte shumë mirë të shkoja në këtë [125 vjetor të Camp Nou në 2024] me Messin, do të ishte fishekzjarr i mirë përfundimtar”, kishte deklaruar ai. /Zeri.info