Mungesat dhe formacionet e mundshme për derbin e Manchesterit

Mungesat dhe formacionet e mundshme për derbin e Manchesterit

Sport March 07, 2021 - 10:40
Lajmet e fundit nga sporti

E gjithë vëmendja në Premier Ligë sot (e diel) do të jetë në derbin e Manchesterit, shkruan Zeri.info.

Në “Etihad Stadium”, nga ora 17:30 do të zhvillohet derbi mes rivalëve lokal.

Manchester City nuk po ka të ndalur dhe po “shkel” secilin kundërshtar që po i del para, teksa mbetet të shihet nëse rivali i tyre lokal do t’ia ndalë serinë e fitoreve. “Qytetarët” deri më tani kanë regjistruar 21 fitore radhazi në të gjitha garat.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola është 14-të pikë para “Djajëve të Kuq” dhe me fitore eventuale do të vazhdonte sigurt rrugën drejt titullit, teksa skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer me fitore eventuale do t’ia rrëmbente Leicester Cityt pozitën e dytë përsëri.

Mungesat dhe formacionet e mundshme:

Te Manchester City nuk mungon askush, pasi së fundmi nga lëndimi u rikthye edhe Nathan Ake, kurse te Manchester United mungojnë Phil Jones, Paul Pogba, David de Gea dhe Juan Mata.

Formacioni i mundshëm i Manchester Cityt: Ederson; Cancelo, Dias, Stones, Zinchenko; Gundogan, Rodri, De Bruyne; Foden, Sterling, Bernardo.

Formacioni i mundshëm i Manchester Unitedit: Henderson; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; McTominay, Fred; James, Fernandes, Rashford; Cavani.

/Zeri.info