Ndërhyrje më të ashpër nuk keni parë moti, mbrojtësi i Wolfsburgut ndëshkohet direkt me karton të kuq

Ndërhyrje më të ashpër nuk keni parë moti, mbrojtësi i Wolfsburgut ndëshkohet direkt me karton të kuq

Sport March 06, 2021 - 23:22
Lajmet e fundit nga sporti

Hoffenheimi ka shënuar fitore ndaj Wolfsburgut në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Bundesligë, shkruan Zeri.info.

Vendasit shënuan sonte fitore me rezultatin 2-1, por ishte një moment krejt tjetër që mori vëmendjën e të gjithëve nga kjo ndeshje.

Po zhvillohej minuta e katërt e lojës shtesë kur mbrojtësi i Wolfsburgut, Paulo Otavio, bëri një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj Mu’nas Dabbur, për ta ndalur që të shënonte në portën e zbrazët.

Mbrojtësi brazilian bërë një ndërhyrje nga prapa, duke u ndëshkuar direkt me karton të kuq.

Natyrisht, ishte pikërisht video nga ky moment që u bë virale dhe shumë e diskutueshme në rrjetet sociale. /Zeri.info