Çfarë po ndodh në FFK? Hera e tretë që raportohet për rrahje, në të gjitha rastet është i përfshirë kryetari Agim Ademi

Çfarë po ndodh në FFK? Hera e tretë që raportohet për rrahje, në të gjitha rastet është i përfshirë kryetari Agim Ademi

Sport March 01, 2021 - 11:10
Detajet

Federata e Futbollit e Kosovës tash e shumë kohë vazhdon të përballet me turbulenca, shkruan Zeri.info.

Ditët e fundit është raportuar në medie për një rrahje fizike në mes presidentit të FFK-së, Agim Ademi dhe sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu.

Burimet e Gazetës Metro brenda FFK-së, bërë të ditur se ka ndodhur një konflikt në mes të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Eroll Salihut, sekretari i këtij institucioni.

Kjo gazetë ka kuptuar se konflikti ka filluar kur sekretari i FFK’së, Eroll Salihu ka shpërthyer me akuza të rënda në drejtim të kryetarit të FFK’së, Agim Ademi, duke e quajtur dallavërgji, hajn dhe kriminel.

Pas këtyre akuzave, Agim Ademi nuk ka ndenjur indiferent, i cili menjëherë e ka sulmuar fizikisht Eroll Salihun, e që është dashur ndërhyrja e stafit të FFK’së për të qetësuar gjakrat.

Image

Ish drejtori sportiv i Prishtinës, Granit Begolli ka komentuar incidentin mes presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademit dhe sekretarit Eroll Salihu.

Ndonëse, FFK-ja përmes një komunikate mohoi sulmin mes zyrtarëve në fjalë, sipas Begollit, ka pasur përplasje madje është dashur që të ndërhyjnë njerëzit që kanë prezent.

“Diçka ka pasur, madje kam informacione se është dashur të ndërhyhet pasi përnjëmend ka pasur të plas grushti” deklaroi Begolli në ATV.

Image

Ademi dhe Salihu e kanë mohuar sulmin fizik me një deklaratë të përbashkët e cila u publikua në faqen zyrtare të FFK-së pas 48-orëve. Gjithsesi, nuk u mohuan fjalosjet.

Deklarata për sulme rreth shtëpisë më të madhe të futbollit kosovar nuk janë të reja.

Në shtator të vitit 2019 është raportuar për sulm fizik të kryetari aktual i Federatës së Futbollit (FFK), Agim Ademi dhe mikut të tij, Muharrem Rama.

Ademi dhe Rama kishin sulmuar 28 shtator të 2019 në parkun e Gërmisë doktorin e FFK-së, Mehmet Maxhunin, të cilin e kishin goditur nga mbrapa derisa ai po ecte me dy shokët e tij.

Derisa Mehmet Maxhuni po punonte në ekipin mjekësor të FFK-së për U21, Agim Ademi me të ardhur në krye të FFK’së, e kishte larguar nga puna doktorin Maxhuni, i cili punoi më shumë se 30 vite në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Largimi nga puna shkaktoi pakënaqësi të mëdha, ku erdhi edhe sulmi në Gërmi, pasi një mesazh i doktorit Maxhuni drejtuar kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, tensionoi shumë situatën.

Këtë mesazh mund ta lexoni më poshtë dhe është siguruar nga Metro dhe tani është pjesë e provave të Prokurorisë.

”O Agim strazhari-rojtari, uzurpatori, sekseri, injoranti ti mendon se me rrena mund te mashtrosh dikend se UEFA FIFA paskan rregulla te dyfishta per diken keshtu per diken ashtu jo jo ka rregulla. Problemet i ka me ty per vepra kriminale tuat per te cilat je gjobit me burg qe shpejt do te shkosh aty ku e meriton pra ne burg ku e ke vendin. Te kam than se me mua nuk mund te luajsh. Po pres edhe pak jave dhe do te sqarohemi ne të dy nese nuk futesh ne burg. Po sigurisht se po, nuk lejoj niveli i rojtarir të mirret me mua, do te pendohesh ta kam terheq verejtjen.”, ishte mesazhi i Maxhunit drejtuar Ademit pas largimit nga puna.

Image

Ishte ky mesazh i cili në shtatorin e këtij viti, doktori Maxhuni sulmohet keq nga Agim Ademi dhe Muharrem Rama në prani të dy shokëve të tij në Parkun e Gërmisë.

Nga ky sulm infrakt kishte pësuar Hysen Peci, shoku i doktor Maxhunit i cili kishte qëndruar për 3 javë në QKUK.

Edhe doktor Maxhuni kishte pranuar ndihmën nga mjekët dhe ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor, kurse Policia kishte arrestuar menjëherë Muharrrem Ramën dhe e kishte dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sulmet sipas medieve në vitin 2019 nuk kanë munguar as në mes të gjyqtarit Bajram Gashi dhe Agim Ademit në korridoret e FFK-së, shkruan Metro.

Gashi i pakënaqur me faktin që nuk po delegohej qe një kohë të gjatë për referim në kampionat, ka shkuar në FFK për të folur me kryetarin Agim Ademi, me ç‘rast ka ndodhur edhe një konfrontim fizik.

Image

Por, zyrtarët tjerë të FFK-së, në korridoret e shtëpisë së futbollit, kanë ndërhyrë për ta parandaluar eskalimin e mëtejmë të situatës. /Zeri.info