Presidenti i Trepçës '89: Në futbollin kosovar, bën që çdo ndeshje të jetë me dhjetë minuta shtesë

Presidenti i Trepçës '89: Në futbollin kosovar, bën që çdo ndeshje të jetë me dhjetë minuta shtesë

Sport February 28, 2021 - 22:31

Në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës, dje dhe sot janë zhvilluar tri ndeshje interesante.

Dramën në "Riza Lushta" e fitoi FC Prishtina ndaj Trepçës '89 (1:2), ku goli i fitores u shënua në fund të takimit, shkruan "Zeri.info".

Ndërkaq, sot, Llapi mposhti Ballkanin 1:0, derisa Drita u rikthye te fitoret duke mposhtur Besën 3:1 në shtëpi.

Presidenti i Trepçës '89, Abedin Zeka duke e komentuar ndeshjen ndaj FC Prishtinës, thotë se ndeshjet e futbollit kosovar bën të jenë edhe me dhjetë minuta shtesë.

"Ka shumë zhagitje në futbollin e Kosovës, gjyqtari e lejon një gjë të tillë", ka thënë Zeka në "ATV".

"Andaj në ndeshjet e futbollit kosovar bën që çdo herë të ketë dhjetë minuta shtesë", tregoi ai. /Zeri.info