Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Marku flet për këngën patriotike para futjes në ring: Më motivon sepse edhe unë ndihem sikur po shkoj në luftë, përkrahja nga shqiptarët nuk ka munguar kurrë

Marku flet për këngën patriotike para futjes në ring: Më motivon sepse edhe unë ndihem sikur po shkoj në luftë, përkrahja nga shqiptarët nuk ka munguar kurrë

Sport February 28, 2021 - 22:08
Detaje

Boksieri shqiptar, Florian Marku para pak kohe e kishte mposhtur boksierin britanik, Charlton pas tetë raundesh, shkruan “Zeri.info”.

Por, para kësaj ndeshje Florian Marku motivohej me këngë patriotike para se të futej në ring.

Marku në një intervistë për “Sports Show” në Klan Kosova ka thënë se kjo këngë e motivon për arsye se edhe ai ndihet se po shkon në luftë.

“Saher që futem në ring kjo këngë dhe më motivon shumë sepse edhe unë ndihem se po shkoj në luftë me emocionon jashtë mase”, ka thënë Marku.

“Kurrë nuk më ka munguar përkrahja nga shqiptarët kudo në botë”, tregoi ai. /Zeri.info