Batatina: Po thonë s'ka futboll të bukur në Kosovë, sot kemi luajtur me një skemë si të Barcelonës

Batatina: Po thonë s'ka futboll të bukur në Kosovë, sot kemi luajtur me një skemë si të Barcelonës

Sport February 28, 2021 - 21:59

Në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës, dje dhe sot janë zhvilluar tri ndeshje interesante.

Dramën në "Riza Lushta" e fitoi FC Prishtina ndaj Trepçës '89 (1:2), ku goli i fitores u shënua në fund të takimit, shkruan "Zeri.info".

Ndërkaq, sot, Llapi mposhti Ballkanin 1:0, derisa Drita u rikthye te fitoret duke mposhtur Besën 3:1 në shtëpi.

Fitoren e sotme të Llapit ndaj Ballkanit e ka komentuar trajneri Tahir Batatina, i cili dha një deklaratë interesante.

"Kemi qenë të vëmendshëm ndaj Ballkanit si në kupë ashtu edhe sot në kampionat", ka thënë Batatina në "ATV".

"I kemi ditur pikat e dobëta dhe të forta të Ballkanit. Ballkani ka skuadër të jashtëzakonshme. Po thonë që s'ka futboll të bukur në Kosovë, ne jemi munduar me një skemë si të Barcelonës sot", tregoi ai.

"Më lehtë e kishim ndaj Ballkanit edhe për shkak se nuk e kishin Ismet Munishin, gjë që ndikon te skuadra. E rëndësishme ishte të arkëtonim tri pikët", deklaroi Tahir Batatina. /Zeri.info