Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
SUPERLIGA LIVE: Llapi e fiton derbin ndaj Ballkanit, Drita mposht me lehtësi Besën

SUPERLIGA LIVE: Llapi e fiton derbin ndaj Ballkanit, Drita mposht me lehtësi Besën

Sport February 28, 2021 - 15:27
Lajmet e fundit nga sporti

Sot (e diel) do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Kampioni në fuqi, Drita, pritet të këtë punë të lehtë dhe të rikthehet te fitorja pas dy humbjeve, pasi nga ora 13:00 e pret skuadrën e fundit në tabelë, Besën.

Kurse, derbi i ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, aty ku Llapi e pret skuadrën lidere, Ballkanin. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 13:30.

Si gjithmonë, ne do t’iu mbajmë të informuar për gjithçka rreth këtyre dy ndeshjeve.

Drita 3-1 Besa

90' Përfundon ndeshja, Drita regjistron fitore në Superligë, pas dy humbjeve radhazi.

69' Ilir Blakçori tenton, por topi shkon jashtë portës.

67' GOOOL! Drita reagon shpejt, duke shënuar golin e tretë - realizon Bujar Shabani.

65' GOOOL! Pejanët shënojnë golin e parë, realizon Ardi Hajdini.

47' Xhevdet Shabani rrezikon përsëri nga gjuajtja e lirë, goditja e tij ndalet nga traversa.

45' Nis pjesa e dytë.

45' Përfundon 2 me 0 pjesa e parë.

34' Kastriot Rexha gjuan me kokë mbi portë.

20' Astrit Fazliu gjuan me gjysmë volej brenda zonës, por pret Agron Kolaj.

15' GOOOL! Drita dyfishon epërsinë, përsëri shënon Xhevdet Shabani. Super gol i tij nga gjuajtja e lirë.

14' Diar Halili ndëshkohet me karton të verdhë.

5' GOOOL! Drita kalon në epërsi, shënon Xhevdet Shabani.

1' Nis takimi.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Ajzeraj, Limani, Cuculi, Blakqori, Namani, Vucaj, Fazliu, Xh.Shabani, Haxhimusa, Rexha. 

Besa: Kolaj, Ajdini, Rajovic, Halili, Maliqi, Salihu, Sheqerolli, Brruti, Syla, Qorri, Tahiri. 

Llapi 1-0 Ballkani

90' Përfundon ndeshja, llapjanët regjistrojnë fitore.

90' +4 minuta lojë shtesë

87' KARTON I KUQ! Mevlan Zeka përjashtohet nga loja, pas kartonit të dytë të verdhë.

69' GOOOL! Vendasit dalin në epërsi, Edon Sadriu shënon nga afërisa.

62' KARTON I KUQ! Portieri i Llapit, Marijan Coric, largohet direkt nga loja, pas ndërhyrjës në Mevlan Zekës.

58' Edvin Kuc ndëshkohet me karton të verdhë.

45' Nis pjesa e dytë në "Zahir Pajaziti".

45' Pjesa e parë mbyllet me rezultatin e barabartë dhe pa gola.

45' +1 mi nutë lojë shtesë.

34' Blend Baftiu shumë afër golit, goditja e tij me kokë shkon pranë portës.

30' Kastriot Selmani humb një mundësi të artë, nga afërsia gjuan me kokë jashtë portës.

23' Mentor Zhdrella tenton nga gjuajtja e lirë, por goditja e tij përfundon në duart e portierit kundërshtar.

20' Valmir Veliu gjuan nga brenda zonës, por topi shkon jashtë.

1' Nis takimi.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Coric, Peposhi, Prençi, Haliti, Idrizi, Shabani, Ar.Ramadani, Zhdrella, Veliu, Selmani, Hoti. 

Ballkani: Luljanovic, Thaqi, Jashanica, Prekazi, Potoku, Kuç, Baftiu, Gripshi, Krasniqi, Daku, Zeka.

/Zeri.info