Armando Broja shkëlqen me gol e asist, Vitesse shënon fitore bindëse ndaj Venlos

Armando Broja shkëlqen me gol e asist, Vitesse shënon fitore bindëse ndaj Venlos

Sport February 27, 2021 - 23:31
Lajmet e fundit nga sporti

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, ka regjistruar një tjetër paraqitje fantastike me Vitessen në Eredivisie, shkruan Zeri.info.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në kampionatin holandez, Vitesse shënoi fitore bindëse ndaj Venlos me rezultatin 4-1.

Sulmuesi shqiptar ishte titullar në këtë ndeshje dhe zhvilloi 85 minuta lojë. Për kaq kohë sa ishte në fushë, Broja ishte asistues te goli i parë dhe autor i golit të katërt.

Asistimi i Armando Brojës:

Goli i shënuar nga Armando Broja:

Ndryshe, Vitesse renditet në pozitën e katërt në Eredivisie të Holandës me 45 pikë. /Zeri.info