Superliga live: Trepça ’89 – FC Prishtina, drama në Mitrovicë i takon kryeqytetasve

Superliga live: Trepça ’89 – FC Prishtina, drama në Mitrovicë i takon kryeqytetasve

Sport February 27, 2021 - 12:24
Lexoni detajet!

Ndeshja ndërmjet Trepçës ’89 dhe FC Prishtinës do të jetë takimi hapës për javën e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

Stadiumi “Riza Lushta” do të jetë arenë e dy skuadrave që po kalojnë formë të mirë në xhirot e fundit.

“Minatorët” kanë synim të grumbullojnë sa më shumë pikë që mos ta kenë problem mbetjen në elitë.

Kurse, kryeqytetasit kanë hyrë seriozisht në garë për titull të kampionit dhe pikët maksimale janë të domosdoshme për ta.
Kjo sfidë fillon nga ora 13:00.

“Zeri.info” do t’iu mbajë të informuar për çdo ndryshim të rezultatit në këtë përballje.

Trepça '89 - FC Prishtina 1:2

90+6' GOOOOOOL. Leonit Abazi realizon gol të bukur për 1:2.

90’ GOOOOOOL. Shënon Trepça ’89 përmes Arbnor Mujës, barazohet rezultati në 1:1.

86’ Ndërhyrje e ashpër, Lumbardh Dellova dhe Ardian Muja mbeten të shtrirë

80' Muharrem Jashari tenton ta befasojë FC Prishtinën, por Ardit Nika reagon për mrekulli.

74’ Aksion i mirë i 89-shit, Arbnor Muja tenton ta kalojë Ardit Nikën, por pa sukses.

70’ Gjuajtje e lirë për FC Prishtinën. Gjuan Besnik Krasniqi, por vonohet Leotrim Bekteshi.

67’ Mundësi i artë për Trepçën ’89, Darwish depërton, por Ardian Muja nuk e shtyn topin në rrjetë.

65’ Harkim i Trepçës ’89 nga Muharrem Jashari, por Marshaw nuk shënon në portën e Ardit Nikës.

61’ Depërtim i bukur i Ardian Mujës, por ndal gjithçka Lumbardh Dellova me një ndërhyrje të pastër.

55' Harkon Muharrem Jashari i 89-shit, tenton Marshaw, por prishtinasit tregohen të vëmendshëm.

52' GOOOOOOOL. Harkim i bukur nga Leonit Abazi, shënon Lumbardh Dellova me kokë.

50’ Harkim i ulët i Lumbardh Dellovës së mysafirëve, por ndërhyn Ardian Muja.

48’ Ide e mirë e Endrit Krasniqit të FC Prishtinës, por ndalet gjithçka nga vendasit.

46’ Nis pjesa e dytë në “Riza Lushta”

Mbyllet pjesa e parë pa gola në Mitrovicë.

40’ Kundërsulm i shpejtë i 89-shit përmes Adenis Shalës, por futbollistët mysafir e ndalin aksionin.

36’ Zëvendësim i detyrueshëm te vendasit, largohet Nimani, hyn Rrahmani.

31’ Goditje e fuqishme e Qëndrim Zybës së FC Prishtinës, por pret portieri vendas, Ardit Hyseni.

27’ Kundërsulm i shpejtë nga prishtinasit, Besnik Krasniqi gjuan plogësht.

26’ Aksion i bukur nga e djathta prej FC Prishtinës. Leotrim Kryeziu gjuan, por nuk e qëllon cakun.

25’ Të dyja skuadrat po tregohen të kujdesshme në fushë.

19’ Në tentim për të shënuar, Alban Shillova ndërhyn te futbollisti kundërshtar dhe ndëshkohet me të verdhë.

15’ Leonit Abazi i FC Prishtinës tenton të kombinojë me bashkëlojtarët në zonë, por aksioni ndërpritet nga kapiteni Muharrem Jashari.

13’ Kombinim i mirë mes futbollistëve të Trepçës ’89 në zonën e mysafirëve, por topi largohet në fund nga futbollistët kryeqytetas.

10’ Dominim i FC Prishtinës, kërkohet goli, por mbrojtja mitrovicase është stabile.

5’ Goditje e fuqishme nga Qëndrim Zyba i mysafirëve, por vetëm jashtë portës.

1' Nis ndeshja në Mitrovicë.

Formacionet zyrtare:

Trepça ’89: Hyseni, Pllana, Carbonieri, Mashau, Ard.Muja, Jashari, Nimani, Ademi, Shala, Arb. Muja. Darwish. Kryetrajner: Shpëtim Idrizi.

FC Prishtina: Nika, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Bardhoku, Zyba, E.Kransiqi, Abazi, Shillova, Kryeziu. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.

Stadiumi: "Riza Lushta", Mitrovicë. /Zeri.info