Rashica reagon pasi asistoi dhe dhuroi spektakël në fitoren e Werderit kundër Frankfurtit

Rashica reagon pasi asistoi dhe dhuroi spektakël në fitoren e Werderit kundër Frankfurtit

Sport February 26, 2021 - 23:22
Detaje

Werder Bremeni ka ndalur pikët e plota në shtëpi pasi e mposhti Eintracht Frankfurtin në shtëpi me rezultat 2:1, shkruan “Zeri.info”.

Në takimin e javës së 23-të në Bundesliga, ylli i Kosovës, Milot Rashica e ndihmoi skuadrën e tij me një asistim në golin e parë si dhe bëri paraqitje fantastike duke marrë edhe notën më të lartë.

Pas ndeshjes, sulmuesi vushtrrias ka postuar dy fotografi në rrjetet e tij sociale të cilat i ka përcjellur me një mbishkrim.

“Heimsieg (shq: Fitore në shtëpi)”, ka shkruar Rashica.

Rashica u zëvendësua në minutën e 86-të dhe në vend të tij hyri, Jean-Manuel Mbom. /Zeri.info