Besa me organizim për çdo lëvdatë, dërgon juniorët në Durrës për fazën përgatitore

Besa me organizim për çdo lëvdatë, dërgon juniorët në Durrës për fazën përgatitore

Sport February 26, 2021 - 16:37
Lexoni detajet!

Ndonëse nuk po kalon aspak formë të mirë dhe është shumë afër rënies nga Superliga e Kosovës, Besa e Pejës sa i përket organizimit të klubit është për duartrokitje, shkruan “Zeri.info”.

Që prej ardhjes në krye të klubit të Ylli Kullashit, pejanët kanë ndryshuar për të mirë.

Klubi me traditë në futbollin e Kosovës i ka dërguar në qytetin bregdetar të Durrësit juniorët e klubit për të kryer fazën përgatitore.

Image

Së bashku me skuadrën ndodhet edhe Fetim Kasapi, ish-futbollisti legjendar i këtij klubi, i cili aktualisht e ushtron detyrën e skautit.

Stinori vjeshtor në Superligën e Juniorëve fillon në mesin e muajit të ardhshëm. /Zeri.info