Zyrtare: Talenti i ri nga Kosova nënshkruan kontratë profesionale me Leipzigun

Zyrtare: Talenti i ri nga Kosova nënshkruan kontratë profesionale me Leipzigun

Sport February 26, 2021 - 12:10
Lexo detajet!

Talenti i ri i futbollit, Mehmet Ibrahimi, ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin e Red Bull Leipzigut, shkruan Zeri.info.

Kjo është bërë e ditur nga klubi gjerman, përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare. Mehmet Ibrahimi ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 2022.

18 vjeçari është pjesë e Leipzigut që nga korriku i vitit 2017. Në sezonin 2019/20 ai është paraqitur te grupmoshat U17, duke shënuar gjashtë gola në 15 ndeshje.

Gjatë atij sezonin, Ibrahimi ka luajtur në katër ndeshje në Bundesliga për grupmoshat U19.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova gjithashtu ka zhvilluar nëntë paraqitje edhe për të rinjët e Gjermanisë (U16 dhe U17). /Zeri.info