Fabregasi me fjalë të mëdha për yllin e ri të Arsenalit: Ai është një ndryshues loje

Fabregasi me fjalë të mëdha për yllin e ri të Arsenalit: Ai është një ndryshues loje

Sport February 26, 2021 - 10:29
Lajmet e fundit nga sporti

Mesfushori i njohur spanjoll, Cesc Fabregas, ka vlerësuar lart yllin e ri të Arsenalit, Bukayo Sakan, shkruan Zeri.info.

Të enjten mbrëma Arsenali shënoi fitore 3-2 ndaj Benficas në fazën e 1/16 së finales në Ligën e Evropës, duke kaluar tutje me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

Bukayo Saka ishte më i miri në fushë, duke dhuruar dy asistime dhe duke qenë rreziku kryesor ndaj skuadrës portugeze.

Video që dëshmon se Saka ishte më meritori në kualifikimin e Arsenalit, 19 vjeçari tregoi klasin e tij mbrëmë

I mahnitur nga paraqitja e tij ka mbetur edhe ish-mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, i cili për Sakan tha që është “ndryshues loje”.

“Saka është një lojtar kaq i mirë. Një pjekuri dhe inteligjencë e tillë për moshën e tij. Ndryshues loje” – ka shkruar 33-vjeçari në “Twitter”. /Zeri.info