Ibrahimoviqi kritikon publikisht LeBron Jamesin

Ibrahimoviqi kritikon publikisht LeBron Jamesin

Sport February 26, 2021 - 09:48
Lajmet e fundit nga sporti

Zlatan Ibrahimoviq ka kritikuar yllin e basketbollit LeBron Jamesin dhe të tjerët si ai që flasin edhe për politikë, transmeton Zeri.info.

Sulmuesi i Milanit ka thënë dhe se sportistët dhe të tjerët që nuk janë politikanë nuk duhet të përzihen.

“Më pëlqen shumë [LeBroni]. Ai është fenomenal në atë që bën, por nuk më pëlqen kur njerëzit kanë një lloj statusi dhe bëjnë politikë në të njëjtën kohë. Duhet të bëni atë që jeni i mirë të bëni” – tha fillimisht 39 vjeçari për “Disovery Plus”.

“Unë luaj futboll, sepse jam i mirë në futboll. Unë nuk bëj politikë. Nëse do isha një politikan, do bëja politikë. Ky është gabimi i parë i madh që njerëzit bëjnë kur bëhen të famshëm dhe me një status të caktuar” – ka deklaruar sulmuesi me prejardhje boshnjake.

 

 

LeBron James ishte një nga kritikuesit më të mëdhenj ndaj ish-Presidentit amerikan, Donald Trumpit, duke folur për padrejtësitë dhe pabarazitë në Amerikë.

Pastaj, LeBron James publikisht kishte shprehur mbështetje për Joe Bidenin. /Zeri.info