SUPERLIGA LIVE: Prishtina - Drita, Gjilani - Ballkani dhe Trepça '89 - Llapi: Ndeshjet përfundojnë me këto rezultate

SUPERLIGA LIVE: Prishtina - Drita, Gjilani - Ballkani dhe Trepça '89 - Llapi: Ndeshjet përfundojnë me këto rezultate

Sport February 24, 2021 - 14:59
Lajmet e fundit nga sporti

Sot (e mërkurë) zhvillohen tri ndeshjet e para në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Të tri ndeshjet pritet të jenë mjaft interesante, teksa vëmendja kryesore do jetë në Prishtinë dhe Gjilan.

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, sot Prishtina do të takohet me Dritën, kurse Gjilani do jetë nikoqir i Ballkanit.

Ndeshja tjetër zhvillohet në ‘Riza Lushta’ mes Trepçës ’89 dhe Llapit.

Të gjitha ndeshjet nisin në ora 13:00 dhe ne do t’iu mbajmë të informuar për çdo gjë rreth këtyre ndeshjeve.

Prishtina - Drita 2:0

90' Mbyllet ndeshja me fitoren e FC Prishtinës. Kjo ishte hera e tretë radhazi që mposhtin Dritën (në Superkupë, Kupë dhe tani në Superligë).

87' GOOOL! Tun Bardhoku dyfishon epërsinë e vendasve.

72' Kastriot Rexha ndëshkohet me karton të verdhë.

68' Largohet i lënduar Alban Shillova, inkuadrohet Sabien Lilaj

65' Astrit Fazliu largohet nga loja, inkuadrohet Ergyn Ahmeti.

62' Besnik Krasniqi gjuan nga ndërprerja, por topi shkon mbi portë.

60' KARTON I KUQ! Henry Olanka përjashtohet nga loja, pas kartonit të dytë të verdhë.

56' Lëndohet Alban Shillova nga dueli me Ardian Cuculin, por vazhdon lojën pas tretmanit mjekësor.

Image

56' Leonit Abazi gjuan nga afërsia, Faton Maloku shpëton Dritën nga goli i dytë.

54' Ardian Cuculi ndëshkohet me të verdhë.

45' Fillon pjesa e dytë.

45' Mbyllet pjesa e parë me epërsinë e kryeqytetasve.

45+' Almir Ajzeraj humb një shans të mirë, nga afërsia gjuan mbi portë.

41' Bujar Shabani inkuadrohet në vend të Fidan Gërbeshit.

40' Shënon Qëndrim Zyba... por nga pozita jashtë loje.

36' Alban Shillova humb një mundësi të artë, dështon të shënojë nga afërsia.

Image

35' Lorik Boshnjaku gjuan nga largësia.. drejt e në duart e portierit kundërshtar.

32' Fidan Gërbeshi ndëshkohet me karton të verdhë.

24' Hamdi Namani gjuan prej brenda zonës, por jashtë portës.

17' GOOOL! Prishtina kalon në epërsi, shënon Leutrim Bekteshi shënon me kokë, pas harkimit nga Endrit Krasniqi.

12' Henry Onoka ndëshkohet me karton të verdhë.

9' Almir Ajzeraj gjuan mbi portë.

1' Nis takimi.

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Nika, B. Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, E. Krasniqi, Abazi, Shillova, Kryeziu.

Drita: Maloku, Blakçori, Cuculi, Gerbeshi, Henry, Namani, Vucaj, Fazliu, Xh. Shabani, Haxhimusa, Ajzeraj.

Gjilani - Ballkani 1:1

90' Përfundon ndeshja. Gjilani dhe Ballkani ndajnë pikët.

85' Gjilani rrezikon, Potoku largon rrezikun në korner.

78' GOOOL! Gjilani barazon rezultatin, realizon Darko Nikac.

76' GOOOL! Ballkani kalon në epërsi, shënon Mevlan Zeka.

67' Armend Halili inkuadrohet në vend të Tomislav Sorsës.

62' Edvin Kuc tenton, por goditja e tij pritet nga Enea Koliçi.

45' Mevlan Zeka inkuadrohet në vend të Arbër Hoxhës.

45' Fillon pjesa e dytë.

45' Mbyllet baras dhe pa gola pjesa e parë.

40' Gerhard Progni gjuan me kokë, por pret portieri i mysafirëve.

35' Mirlind Daku nuk shënon nga afërsia.

28' Blend Baftiu gjuan mbi portë.

23' Ylber Kastrati zëvendësohet nga Oltion Rrapa.

22' Ylber Kastrati ndëshkohet me karton të verdhë.

10' Gerhard Progni ndëshkohet me karton të verdhë.

5' Mirlind Daku tenton nga distanca, goditja e tij shkon mbi portë.

1' Nis takimi.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi, Kastrati, Fustar, Sorsa, Veliu, Useini, Musolli, Hila, Hajdari, Progni, Nikac.

Ballkani: Luljanonovic, Thaqi, Jashanica, Prekazi, Potoku, Kuc, Baftiu, Gripshi, Krasniqi, Hoxha, Daku.

Trepça '89 - Llapi 1:0

90' Mbyllet ndeshja me fitoren e Trepçës '89.

77' Arbnor Muja tenton nga afërsia, por gjuan jashtë portës.

68' Adonis Aliu inkuadrohet në vend të Edon Sadriut.

55' Sava Gardasevic humb një mundësi të mirë shënimi.

45' Fillon pjesa e dytë.

45' Mbyllet pjesa e parë me epërsinë e vendasve.

45+' GOOOL! Mitrovicasit kalojnë në epërsi, shënon Mohamed Darwish.

35' Arbnor Ramadani gjuan fortë nga ndërprerja, por pritja ishte fantastike nga Ardit Hyseni.

30' Edon Zeqiri inkuadrohet në vend të Ahmet Halitit.

21' Mohamed Darwish tenton për të shënuar, por pa sukses.

12' Valmir Veliu rrezikon portën e mitrovicasve, por goditja e tij ndalet nga portieri vendas.

1' Nis takimi.

Formacionet zyrtare:

Trepça '89: Hyseni, Pllana, Berisha, Mashau, Nimani, Arb. Muja, Darwish, Ard.Muja, Jashari, Shala, Ademi.

Llapi: Coric, Hossari, Prençi, Emini, Haliti, Shabani, Ramadani, Zhdrella, Veliu, Sadriu, Hyseni.

/Zeri.info