'Inzaghi nuk e njeh punën, e shikova ndeshjen Lazio - Bayern për Muriqin': Tifozët reagojnë ashpër pasi Muriqi nuk luajti fare sonte

'Inzaghi nuk e njeh punën, e shikova ndeshjen Lazio - Bayern për Muriqin': Tifozët reagojnë ashpër pasi Muriqi nuk luajti fare sonte

Sport February 23, 2021 - 23:28

Bayern Munich po vazhdon të tregojë se ende është skuadra më e mirë në Ligën e Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Evropës është përballur sonte me Lazion në ndeshjen e parë të eliminimit direkt, shkruan "Zeri.info".

Ndeshja e zhvilluar në "Stadio Olimpico", në Romë, i takoi bavarezëve me rezultat bindës, 1:4.

Sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi ishte sonte në stol për Lazion 90 minuta dhe nuk inkuadrua fare.

Image

Tifozët në rrjetin social "Twitter" janë të befasuar që ai nuk luajti fare sonte.

"E shikova ndeshjen Lazio - Bayenr për ta shikuar Vedat Muriqin. E shikova atë dhe trajneri Inzaghi nuk e inkuadroi atë. I shpenzova 45 minuta në këtë ndeshje", shkroi një tifoz me emrin Muhammed Sari.

Image

Ndërkaq, tifozi me emrin Husnu Kilicarslan shkruan: "Ky Simone Inzaghi nuk e njeh punën, mik. Ai ka një sulmues 20 miionësh në duar si Vedat Muriqi dhe nuk luan me të". /Zeri.info