Pas goditjes nga vetura, Ronaldo e dërgon macen e tij me avion në Spanjë për ta shëruar

Pas goditjes nga vetura, Ronaldo e dërgon macen e tij me avion në Spanjë për ta shëruar

Sport February 23, 2021 - 20:47

Macja në vlerë 2600 funte e Cristiano Ronaldos ishte pranë vdekjes pas goditjes nga një veturë.

Macja e quajtur "Sphynx" ishte goditur nga një veturë në Torino të Italisë, saktësisht te shtëpia e futbollistit të Juventusit, shkruan "Zeri.info".

E fejuara e CR7, Georgina Rodriguez ka zbuluar se e kanë dërguar macen në fjalë në Spanjë për shërim.

Macja në fjalë ishte bërë pjesë e familjes së Ronaldos dy vjet më parë.

Tutje, Georgina ka zbuluar se macja në fjalë ka udhëtuar në Spanjë me avionin e portugezit. /Zeri.info