Notat e lojtarëve: Inter – Milan, Sanchez më i vlerësuari

Notat e lojtarëve: Inter – Milan, Sanchez më i vlerësuari

Sport January 26, 2021 - 22:58
Detaje

Interi ka shënuar fitore të madhe dhe shumë të vështirë ndaj rivalit lokal, Milanit në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë, shkruan “Zeri.info”.

“Neurazzurët” u kualifikuan në gjysmëfinale pasi triumfuan me rezultat 2:1 ndaj “Rossonerëve”.

Sajti i njohur “SofaScore” ka publikuar notat e futbollistëve në këtë ndeshje dhe më i vlerësuari ishte kiliani, Alexis Sanchez me notën 7.8.

Me notë të madhe te “Zikaltrit” u vlerësua edhe serbi, Kolarov me 7.7 si dhe Barella që mori notën 7.5.

Eriksen që realizoi në minutën e 98-të për kualifikimin e Interit mori notën 7.3.

Image

Te “Kuqezinjtë” figura “tragjike” ishte Ibrahimoviq që u ndëshkua me karton të kuq. Suedezi u vlerësua me notën 6.4, njëjtë sikurse Simon Kjaer.

Image

Milani ishte i pari që kaloi në avantazh me sulmuesin Zlatan Ibrahimoviq pas gjysmë ore lojë.

Por, punët filluan të përkeqësohen për ta, kur i njëjti futbollist u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve në minutën e 58-të.

Lukaku barazoi në të 71-tën përmes 11 metërshit.

Kur të gjithë po bëheshin gati të shkojnë në vazhdime për t’u përcaktuar fituesi në këtë përballje, doli në skenë i shumëkritikuari, Christian Eriksen me një super-gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 98-të për të shpërthyer në festë “zikaltrit”.

Interi në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e ndeshjes Juventus – SPAL. /Zeri.info