Llapi e përfundon fazën përgatitore në Turqi

Llapi e përfundon fazën përgatitore në Turqi

Sport January 26, 2021 - 13:22
Detajet

Skuadra e Llapit e ka përfunduar fazën përgatitore në Antalya të Turqisë.

Llapo ka qëndruar për 11 ditë në qytetin bregdetar të Turqisë, ku është përgatitur për edicionin pranveror.

Llapjanët kanë zhvilluar edhe katër ndeshje miqësore, ku morën dy fitore, një barazim dhe një humbje.

Ekipi i udhëhequr nga Tahir Batatina sot në mbrëmje kthehet në Kosovë.

Njoftimi i plotë nga klubi:

Me punë, angazhim, disiplinë dhe pa lëndime përmbyllëm fazën përgatitore prej 11 ditësh në Antalya.

Një fazë që mund të quhet e suksesshme për skuadrën ku përveç stërvitjeve nga dy herë në ditë, arritëm të zhvillojmë edhe katër ndeshje kontrolluese, prej të cilave arritëm dy fitore, një barazim dhe vetëm një disfatë.

Në mbrëmje skuadra rikthehet në Kosovë dhe pushon dy ditë për t’u rikthyer më pas me seancat stërvitore finale para ndeshjes së parë të Kupës dhe ndeshjeve të edicionit pranveror të Superligës!. /Zeri.info