Gjilani dhe Deçiqi i Tuzit darkojnë bashkë pas miqësores në Durrës

Gjilani dhe Deçiqi i Tuzit darkojnë bashkë pas miqësores në Durrës

Sport January 22, 2021 - 21:42
Detaje

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar miqësorja ndërmjet skuadrës së Gjilanit dhe ekipit shqiptar të Tuzit, KF Deçiqit, shkruan “Zeri.info”.

“Kuqebardhët” e fituan takimin me shifrat 1:0, me golin e Gerhard Prognit në fraksionin e parë të lojës e cila u zhvillua në Durrës.

Pas përfundimit të ndeshjes, Gjilani dhe Deçiqi kanë darkuar së bashkë, me “Skifterat” që ishin nikoqir.

Image

Skuadra shqiptare nga Mali i Zi përmes faqes zyrtare ka publikuar fotografitë e darkës dhe ka falenderuar për mikpritje nënkampionët e Kosovës.

Image

“Faleminderit për një mikpritje vllazërore të miqëve tonë gjilanas. SC Gjilani”, thuhet në postimin e klubit të Deçiqit. 

 

Faleminderit për një mikpritje vllazërore të miqëve tonë Gjilanas. SC Gjilani ————————— Zahvaljujemo na prijateljskom i toplom doceku nasih prijatelja iz Gnjilana.

Posted by KF Deçiqi Tuz − FK Deëië Tuzi on Friday, January 22, 2021

/Zeri.info