Llapi pëson disfatë në miqësore nga skuadra ruse

Llapi pëson disfatë në miqësore nga skuadra ruse

Sport January 22, 2021 - 17:52
Lexoni detajet!

Llapi tash e disa ditë është duke qëndruar në Antalia, për të kryer fazën përgatitore që të jetë e gatshme për stinorin pranveror në Superligën e Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

Gjatë kësaj faze, skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina po zhvillon disa ndeshje kontrolluese.

Të premten (sot), Llapi është përballur me skuadrën ruse, Tom Tomskut dhe është mposhtur me shifrat 2:0.

Kjo ishte miqësorja e tretë për “bardhekaltrit” nga Podujeva dhe takimi tjetër do të zhvillohet pas dy ditëve me kundërshtarë bullgarët e Arda Kardzhalit. /Zeri.info