Trajneri i Werderit, Kohfeldt: Rashica është opsion për të startuar ndaj Schalkes

Trajneri i Werderit, Kohfeldt: Rashica është opsion për të startuar ndaj Schalkes

Sport January 22, 2021 - 17:41
Lexoni detajet!

Milot Rashica është rikthyer nga një lëndim që e mbajti jashtë fushave për një kohë, shkruan “Zeri.info”.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Rashica pas rikthimit është aktivizuar në pjesën e dytë në dy takimet e fundit të Werderit në kampionat, ndaj Augsburgut dhe Borussia Monchengladbach.

Por, Rashica pritet të jetë një opsion për trajnerin e gjermanëve që të fillojë nga minuta e parë në takimin e fundjavës kundër Schalkes.

Një gjë të tillë e ka thënë trajneri, Florian Kohfeldt në konferencën e sotme për media.

“Ai është një opsion për ta filluar ndeshjen e së shtunës, dhe do të jetë përfundimisht i gatshëm për të luajtur nga fillimi kundër Schalkes”, ka thënë Kolfeldt të premten në konferencë për media.

Image

Ndryshe, Werderi është në pozitën e 13-të në Bundsliga pas 17 takimeve të luajtura dhe ka grumbulluar 18 pikë. /Zeri.info