Yeni Malatyaspori nuk kryen pagesat, Jetmir Topalli me bashkëlojtarë bojkotojnë stërvitjen

Yeni Malatyaspori nuk kryen pagesat, Jetmir Topalli me bashkëlojtarë bojkotojnë stërvitjen

Sport January 22, 2021 - 16:50
Lexoni detajet!

Futbollistët e Yeni Malatyasporit në Turqi kanë bojkotuar stërvitjen e paraparë për t’u mbajtur sot (e premte), përcjell “Zeri.info”.

Arsyeja që futbollistët morën këtë vendim është mospagesa e klubit ndaj tyre.

Për skuadrën turke bën pjesë edhe futbollisti kosovar, Jetmir Topalli.

Skuadrën e Topallit në fundjavë e pret një ndeshje e vështirë, pasi takohen me gjigandin e futbollit turk, Galatasarayn. /Zeri.info.