Përfundon “telenovela”, Ferhan Hasani e vazhdon karrierën në Shqipëri?

Përfundon “telenovela”, Ferhan Hasani e vazhdon karrierën në Shqipëri?

Sport January 22, 2021 - 14:59
Detajet

Ferhan Hasani pritet të firmos me skuadrën e Partizanit.

Mesfushori nga Tetova, i njohur me nofkën “Buba” është takuar sot me drejtuesit e Partizanit dhe sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën në kampionatin shqiptar.

“Panorama Sport” zbulon se drejtori Olsi Rama ka biseduar me Hasanin për rreth dy orë, duke i bërë ofertën e radhës lojtarit. Ky i fundit ka qenë i shoqëruar nga agjenti i tij.

Hasani ka kërkuar një shifër që për realitetin shqiptar duket stratosferike.

Gjithsesi, presidenti i Partizanit Gazmend Demi pritet të pranojë ofertën për reprezentuesin e Maqedonisë së Veriut, i cili e ka një karrierë shumë të pasur si futbollist.

Hasani në ditët e fundit kishte shumë oferta në dorë.