Konfirmohen datat e ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Italisë, Inter - Milan zhvillohet në këtë datë

Konfirmohen datat e ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Italisë, Inter - Milan zhvillohet në këtë datë

Sport January 21, 2021 - 22:18
Detaje

Janë bërë të ditura datat dhe koha e ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Italisë, shkruan “Zeri.info”.

Derbi i madh i qytetit të modës mes Interit dhe Milanit do të zhvillohet më 26 janar nga ora 20:45.

Dy ndeshjet tjera çerekfinaliste janë edhe Juventus – SPAL dhe Napoli – Spezia.

Derisa çerekfinalisti i fundit do të vendoset sonte pas ndeshjes Lazio – Parma, e cila momentalisht është 1:0, kur ka përfunduar edhe pjesa e parë.

Këto janë oraret:

Inter-Milan (26 janar, 20:45).

Atalanta-Lazio / Parma (27 janar, 17:45).

Juventus-SPAL (27 janar, 20:45).

Napoli-Spezia (28 janar, 21:00).

/Zeri.info