Golden Eagle Ylli vazhdon me fitore, mund Bashkimin

Golden Eagle Ylli vazhdon me fitore, mund Bashkimin

Sport January 21, 2021 - 19:42
Lexoni detajet!

Golden Eagle Ylli ka arritur të shënojë fitore me rezultat 96:73 ndaj Bashkimit, në kudër të javës së 16-të kampionale, përcjell “Zeri.info”.

Ndeshja nisi e barapeshuar dhe pas rezultatit 11:11, Ylli ishte më i mirë, duke fituar çerekun e parë 25:19.

Edhe periudha e dytë ishte e barabartë në fillim, por më pas mysafirët morën lojën në dorë dhe barazuan rezultatin në 34:34, dhe deri në fund të pjesës së parë, skuadrat nuk arrinin të shkëputeshin në rezultat dhe pjesa e parë përfundon 46:47.

Vendasit e filluan furishëm pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, duke e fituar këtë pjesë 23:16, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 69:63.

Therandasit ishin edhe më bindës në 10 minutat e fundit, duke fituar 27:10 për të triumfuar në fund 96:73.

Te Golden Eagle Ylli u dalluna Mitchell Wilbekin me 25 pikë e gjashtë asistime dhe Samir Zekiqi me 23 pikë e shtatë kërcime, kurse te Bashkimi u dallua Endrit Hysenagolli me 24 pikë e 15 kërcime.

Golden Eagle Ylli ka dhjetë fitore dhe gjashtë humbje, kurse Bashkimi tetë fitore dhe tetë humbje. /Zeri.info