Ballkani me fitore bindëse ndaj CSKA Moskës në miqësore

Ballkani me fitore bindëse ndaj CSKA Moskës në miqësore

Sport January 20, 2021 - 18:19
Detaje

Në vazhdën e përgatitjeve për stinorin pranveror, Ballkani ka zhvilluar ditën e sotme një miqësore në Antalia, shkruan “Zeri.info”.

Futbollistët e drejtuar nga trajneri Bledi Shkëmbi kanë shënuar fitore bindëse 3:0 përballë skuadrës U21 të CSKA Moskës.

Image

Golat për “Suharekasit” i realizuan Lindon Emerllahu, Armend Thaqi e Arbër Shala

Image

Kjo ishte miqësorja e dytë për “portokallezinjt” në fazën përgatitore në Turqi.

Ndryshe, Ballkani nën drejtimin e Ismet Munishit e kishte mbyllur stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në pozitën e dytë me 38 pikë, tri më pak se Drita që është lidere. /Zeri.info