Leicester City mposht Chelsean dhe bëhet lider në Premierligë

Leicester City mposht Chelsean dhe bëhet lider në Premierligë

Sport January 19, 2021 - 23:15
Detaje

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Leicester Cityt dhe Chelseas, e vlefshme për javën e 18-të në Premierligë, shkruan “Zeri.info”.

“Dhelprat” kanë mposhtur “Blutë” e Londrës me rezultat të pastër 2:0 në “King Power Stadium”.

Ishte minuta e gjashtë kur, Ndidi realizoi një gol të bukur pas asistimit nga Barnes.

Kurse goli i dytë erdhi katër minuta para fundit të kohës së rregullt në pjesën e parë me autor, James Maddison.

Chelsea realizoi në minutën e 86-të me gjermanin, Timo Werner, por goli u anulua nga sistemi VAR me pretendimin për pozicion jashtë loje.

Falë këtyre tri pikëve, Leicester City është lider në Premierligë me 38 pikë, një më shumë se Manchester Unitedi që ka një lojë më pak.

Chelsea zë vendin e tetë tani me 29 pikë të grumbulluara. /Zeri.info