Futbollisti kosovar do të takohet me Papa Françeskun

Futbollisti kosovar do të takohet me Papa Françeskun

Sport January 19, 2021 - 11:10
Detajet

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhe skuadrës së Spezias, Ardian Ismajli, do të përballet me Romën dy herë brenda javës, në kuadër të kampionatit dhe Kupës së Italisë, shkruan Zeri.info.

Klubi i Specias, ku aktivizohet lojtari, do të qëndrojë gjithë javën në kryeqytet dhe në mënyrë të papritur, ka marrë një ftesë të veçantë për të vizituar Vatikanin e për të takuar Papa Françeskun për të biseduar me të privatisht gjatë të martës.

“Kjo do të jetë një arsye krenarie për klubin, një takim i rëndësishëm dhe emocionues, pasi klubi do të ketë mundësi të takojë Atin e Shenjtë, një tifoz i zjarrtë i futbollit”, shkruante klubi në njoftimin e tij rreth kësaj ngjarje të veçantë.

Një eveniment i rrallë dhe një privilegj, pasi nuk janë të shumtë ata që kanë mundësinë të takojnë privatisht Papën.

Ismajli është zhvilluar si futbollist në Kosovë derisa ka luajtur me 2 Korrikun dhe FC Prishtinën. /Zeri.info

Image